TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2023, 08:16

Mbi 100 të vdekur nga zjarret në Hawaii, autoritetet e pranojnë: Nuk kemi përdorur sirenat e alarmit

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 100 të vdekur nga zjarret në Hawaii, autoritetet e pranojnë:

Numri i të vdekurve nga zjarret masive që pothuajse shkatërruan një qytet në ishullin Maui të Hawaii-t është rritur në 110 ndërsa shumë të tjerë raportohen të zhdukur.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e arkipelagut amerikan, duke pranuar se nuk kanë përdorur sirenat e alarmit gjatë tragjedisë.

Kreu i agjencisë EMA, përgjegjëse për menaxhimin e krizave në Hawaii, Herman Andaya tha se sirenat “përdoren kryesisht për cunami” dhe banorët “janë të trajnuar të strehohen në lartësi të mëdha” kur bien. Ai shtoi më tej se po të ishin rënë sirenat, kjo mund të kishte çuar njerëzit drejt rrezikut.

“Po të kishin rënë sirenat atë natë, kishim frikë se njerëzit do të kishin shkuar në në shpatin e malit dhe nëse do të ishte kështu, atëherë ata do të ishin futur në zjarr”, tha Andaya.

zjarre hawaii autoritete sirena alarmi

Lini një Përgjigje