TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2023, 07:57

U shpëtoi dy atentateve, ekzekutohet agjenti sekret në Bullgari

Shkruar nga Pamfleti
U shpëtoi dy atentateve, ekzekutohet agjenti sekret në Bullgari
Alexey Petrov

Alexey Petrov, ish-agjent sekret dhe këshilltar i qeverisë për luftën kundër krimit të organizuar në Bullgari, u vra në mes të ditës në shoqërinë e një gruaje.

Petrov u kishte shpëtuar tentativave të mëparshme të vrasjes kundër tij, thanë autoritetet.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u thanë gazetarëve se Petrov po shëtiste me një grua kur u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.

Pati dy tentativa të mëparshme për t'i vrarë, një në vitin 2002, kur dyshohet se u plagos mes një lufte droge dhe një sulm në vitin 2015, nga i cili doli i padëmtuar.

Vitet e fundit, 61-vjeçari drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend. Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i kreut të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.

alexey petrov

Lini një Përgjigje