TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 15:31

“Mbështetja jonë ndaj Kievit e palëkundur”, Biden mesazh Putinit nga Polonia: Demokracia po qëndron në këmbë

Shkruar nga Pamfleti

“Mbështetja jonë ndaj Kievit e palëkundur”, Biden

Pas vizitës surprizë në Kiev, presidenti Biden shprehu mbështetjen për Ukrainën dhe nga Polonia ku zhvilloi një vizitë zyrtare.

Gjatë bisedës në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda, Biden shprehu mbështetjen e SHBA-ve për botën demokratike, e cila sipas tij qëndron në këmbë në Ukrainë, pavarësisht 1 viti përballjeje me agresionin rus

“Siç i thash presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kur fola me të në Kiev dje, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon të jetë e palëkundur. Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë. Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, me një vlerë prej 500 milionë dollarësh. Ai gjithashtu paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

Lini një Përgjigje