TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 13:55

Kreu i grupit Wanger sulmon ministrin rus: Po punon për armikun, nuk na jep municione!

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i grupit Wanger sulmon ministrin rus: Po punon për armikun, nuk na jep

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar rus ‘Wagner’, ka akuzuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që luftëtarëve të tij po ua zvogëlon sasitë e municionit me qëllim.

Ky reagim vjen në kohën kur janë rritur tensionet mes Prigozhinit dhe pjesës tjetër të elitës ruse.

Në një audio-incizim që është publikuar dje, i nervozuar Prigozhin tha se nga ai po kërkon të sigurojë municion dhe armë për trupat e tij.

“Nuk po mundem ta zgjidh këtë problem pavarësisht lidhjeve dhe kontakteve që i kam”, tha kreu i Wagnerit, i cili gjatë audio-incizimit fliste me ton të lartë dhe vazhdimisht ofendonte.

Sipas tij, prodhimi ushtarak rus është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftojnë në front dhe se vështirësitë e furnizimit me të cilat përballen luftëtarët e tij janë rezultat i vendimeve të marra me qëllim.

“Ata që na pengojnë në përpjekjen për të fituar këtë luftë, janë absolutisht, drejtpërdrejt duke punuar për armikun”, tha ai.

Lini një Përgjigje