
Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në Greqi dhe mjaft interes paraqesin bashkitë e mëdha. Në Athinë duket se nuk do ketë surpriza dhe kryebashkiaku do rizgjidhet, por në Selanik gara është e fortë.
Kandidati për kryetar bashkie të Mesolongjit në Greqi, Panajotis Kaculis është arrestuar nga policia greke pas mitingut që mbajti në kuadër të zgjedhjeve.
Sipas mediave të vendit fqinj, Kaculis u arrestua dhe u mbajt në paraburgim menjëherë pas përfundimit të fjalimit, pasi policia mori një denoncim për organizimin e takimit të fundit zgjedhor jo sipas ligjit.
Leja i ishte dhënë për të enjten, por Kaculis e organizoi një ditë më parë, të mërkurën. Vetë kandidati në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se ndalimi i tij nga policia, edhe pse katër ditë përpara zgjedhjeve të 8 Tetorit, ishte ishte i ligjshëm, duke mos pasur asnjë rezervë.
“Shpreh kritikë ndaj të gjithë atyre, kushdo qofshin dhe këdo që përfaqësojnë, që në kushtet e demokracisë kërkojnë përmes rrugëve të nëndheshme të pengojnë shprehjen dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Ne jemi besimtarë të ligjshmërisë. Shprehja e ligjshmërisë ka të bëjë me të gjithë ne dhe në radhë të parë ne që e mbrojmë atë. Në këtë kuptim, arrestimi i djeshëm ishte i ligjshëm.
Por kjo u bë në rrethana ku fatkeqësisht, tre ditë pas zgjedhjeve, çdo ndjenjë legjitimiteti në qytetin tonë është shkatërruar”, tha Panajotis Kaculis, kandidat për bashkinë Mesolongji.
Ky arrestim i kandidatit për kryetar bashkie vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, me argumentin se mbajti takimin elektoral një ditë para ditës së përcaktuar nga autoritetet, duket i çuditshëm për opinionin shqiptar, të cilët janë mësuar t’i shohin politikanët e këtushëm të mbajnë fjalime e të bëjnë thirrje për votuesit edhe gjatës ditës së heshtjes zgjedhore apo dhe ditën e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, është dhe një argument i fortë kundër vetë grekëve që kritikuan arrestimin e kandidatit për kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri, vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve me akuzën më të rëndë se i kandidatit grek të Mesolongjit, atë të blerjes se votave.
Panajotis Kaculis ka qenë Kryetar i kësaj Bashkie në periudhën 2011-2014, si dhe ka mbajtur një sërë pozitash këshilluese në prefekturën e Mesologjit. Profesioni i tij është profesor informatike në Shkollën e Mesme të Mesologjit.
Lini një Përgjigje