TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Tetor 2023, 10:20

Putin kërcënon sërish, teston raketën e re bërthamore që mund t’i vijë botës përqark

Shkruar nga Pamfleti
Putin kërcënon sërish, teston raketën e re bërthamore
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia ka testuar me sukses një raketë të gjeneratës së re që funksionon me energji bërthamore.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti duke cituar Putin shpjegon se prova raketa Burevestnik ka një sistem shtytës bërthamor dhe mund të arrijë çdo cep të botës.

Programi për zhvillimin e raketës “Burevestnik” u prezantua nga Putin në mars 2018 si pjesë e një nisme më të gjerë për të zhvilluar një gjeneratë të re të raketave ndërkontinentale dhe hipersonike. Midis tyre ishte dhe raketa balistike “Kinzhal”.

Putin i tha Asamblesë Federale në mars 2018 se qëllimi ishte të siguronte një ekuilibër strategjik në botë për dekadat e ardhshme, duke përfshirë raketat Burevestnik dhe Sarmat.

Nga ana tjetër presidenti Putin tha se  Perëndimi kishte humbur lidhjen me realitetin për luftën në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nëse udhëheqësit perëndimor kanë harruar se si të bëjnë kompromis, atëherë bota do të duhej të shihte se ku të çon një arrogancë e tillë.

Putin akuzoi Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë, të cilën ai e vlerëson si pjesë të një lufte shumë më të madhe midis Rusisë dhe një Perëndimi arrogant.

 

vladimir putin teston raketën e re bërthamore

Lini një Përgjigje