TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Janar 2025, 07:41

Masakra në Mal të Zi, 12 viktima dhe 4 të plagosur; autori vetvritet me plumb në kokë!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Mal të Zi, 12 viktima dhe 4 të plagosur; autori

Sipas asaj që raporton “Vijesti”, nga krimi mbetën të vrarë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë.

Mali i Zi u trondit mbrëmjen e kaluar nga një sulm tragjik në zonën e Cetinjes. Një person i identifikuar si Aco Martinoviç, pas një sherri në një tavernë hapi zjarr duke vrarë 12 persona dhe plagosur 4 të tjerë.

Autori e filloi krimin në tavernën "Velestovo", afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona, dhe më pas në tre vende të tjera në qytet.

4 të plagosurit mëohet se janë në gjendje kritike për jetën dhe mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e tyre.

Sipas asaj që raporton “Vijesti”, nga krimi mbetën të vrarë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë,10 dhe 13 vjeç.

Si ndodhi ngjerja?

Masakra në Mal të Zi, 12 viktima dhe 4 të plagosur; autori

Të dhënat e para jozyrtare të UP-së tregojnë se Martinoviçi mëngjesin e djeshëm ka qenë në tavernën e vogël “Velestovo”, ku gjatë ditës është shoqëruar me pronarin dhe disa të njohur e miq të tjerë të përbashkët, pasi kanë bërë festën e Vitit të Ri me ushqime dhe pije.

I dyshuari dyshohet se ka pasur një debat, e më pas ka ndodhur një përleshje në lokal, pas së cilës ai ka shkuar në shtëpi, e më pas pas një kohe të shkurtër është kthyer i armatosur...

Ai ka qëlluar në tavernë dhe besohet se aty ka vrarë katër persona. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinën e tij në tre lokacione të ndryshme në Cetinje - vendbanimi Humce dhe në dy vende të tjera ku vrau ose plagosi disa njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe disa anëtarë të familjes së tij të ngushtë dhe të gjerë.

Çfarë ndodhi me autorin e dyshuar?

Masakra në Mal të Zi, 12 viktima dhe 4 të plagosur; autori
Vendi ku Martinoviçi kreu vetëvrasje

Ndërkohë që policia nisi kërkimin e autorit, ai u gjet pranë banesës së tij me një plagë në kokë. Sipas autoriteteve malazeze, autori i ka dhënë fund jetës pas maskarasë, duke u vetvrarë.

“Të gjitha njësitë policore, si dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë, kanë kërkuar me orë të tëra për të dyshuarin Aco Martinoviç, i cili vdiq pak minuta para mesnatës, pasi qëlloi veten në kokë kur, policia e rrethoi atë në afërsi të shtëpisë së familjes në vendbanimin Humci. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Klinike në Podgoricë”, konfirmoi drejtori i policisë, Lazar Shqepanoviç.

Kush ishte autori?

Masakra në Mal të Zi, 12 viktima dhe 4 të plagosur; autori
Autori, Aco Martinoviç

Administrata e Policisë së Malit të Zi ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për vrasje të shumta të kryera ditën e djeshme në Cetinje

I dyshuari për vrasjen e shumëfishtë mësohet se është arrestuar dy vite më parë për armëmbajtje dhe kërcënime.

Ky është krimi i dytë masiv në Cetinje në dy vjet e gjysmë. Kryeqyteti dhe Mali i Zi ende nuk e kanë marrë veten nga tragjedia e ndodhur më 12 gusht 2022 në vendbanimin Medovina. Kur Vuk Boriloviq vrau 10 persona, duke përfshirë dy vëllezër.

Për shkak të tragjedisë në Cetinje, qeveria shpalli tre ditë zie për datat 2, 3 dhe 4 janar./Pamfleti

Lini një Përgjigje