TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2025, 22:49

Sulmi me 10 viktima në Mal të Zi, qeveria shpall 3 ditë zie

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me 10 viktima në Mal të Zi, qeveria shpall 3 ditë zie

Pas ngjarjes tragjike me 10 viktima në Cetinje, Qeveria e Malit të Zi ka shpallur ditë zi 2, 3 dhe 4 janar. Po ashtu, u është bërë apel komunave që të anulojnë shfaqjet dhe koncertet e planifikuara për mbrëmjen e 1 janarit. 

Kryeministri Milojko Spajic ka deklaruar se të gjitha njësitë e sigurisë janë mobilizuar në Cetinje dhe po punojnë për kapjen e autorit, ndërsa ka shprehur shpresën që mjekët do të arrijnë të shpëtojnë jetën e të plagosurve, të cilët janë në gjendje kritike.

Gjithashtu, pritet mbajtja e një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet, mes tjerash, edhe mundësia e ndalimit të plotë të armëmbajtjes në vend.

“Një tragjedi e tmerrshme, e cila na preku të gjithëve. Të gjitha njësitë në dispozicion ndodhen në Cetinje dhe janë në kërkim të autorit. Shpresoj që mjekët të shpëtojnë jetën e të plagosurve, të cilët janë në gjendje të rëndë. Do të mbajmë edhe një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do të shqyrtojmë opsione të shumta, duke përfshirë ndalimin e plotë të armëmbajtjes, sepse pas kësaj duhet të pyesim veten se kush lejohet të ketë armë në Mal të Zi”, tha kryeministri Milojko Spajic.

Në shenjë zie, flamuri do të vendoset në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe shtetësinë. Ministri i Brendshëm konfirmoi se autori ka vrarë dhe anëtarë të familjes së tij.

Lini një Përgjigje