
Rëndohet akoma dhe më tej bilanci i masakrës në Malin e Zi. Sipas “Danas” janë 10 viktima dhe 4 të plagosur. Sulmi ka ndodhur në një tavernë, teksa më pas autori ka vijuar të shtënat dhe jashtë saj.
I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe dy fëmijët e tij.
Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.
Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.
Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.
Lini një Përgjigje