
Kontrollet në zonën e Agrigentos në Itali kanë çuar në zbardhjen e një ngjarjeje makabër. Sipas mediave italiane, në Naro të kësaj zone janë gjetur të pajeta dy gra.
Një 57-vjeçare e identifikuar me emrin Marta Russ, u gjet e djegur në një shtëpi në Cortile Avenia.
E dyta, 58 vjeç e identifikuar me emrin Delia Zarniscu u gjet e mbuluar në gjak brenda një apartamenti në Via Vinci.Në trupin e kësaj të fundit, hetuesit kanë konstatuar edhe shenjë dhune.
Të dy viktimat ishin me origjinë rumune, por prej kohësh ishin zhvendosur në Naro. Shtëpitë janë rreth 150 metra larg njëra-tjetrës. Karabinierët e Risit po mbërrijnë nga Messina për të kryer hetimet.
Lini një Përgjigje