TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2024, 08:57

Vrau partneren vite më parë, lirohet me kusht nga burgu ish kampioni paraolimpik Oscar Pistorius

Shkruar nga Pamfleti

Vrau partneren vite më parë, lirohet me kusht nga burgu ish kampioni

Ish-ylli i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius është liruar me kusht nga burgu në Afrikën e Jugut, pas gati 11 vjetësh pasi vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.

Ai e qëlloi më armë disa herë në vitin 2013, e më vonë u shpreh se e kishte ngatërruar për hajdut.

Pistorius, tani 37 vjeç ishte dënuar për vrasje në vitin 2015 pasi një gjykatë e apelit e rrëzoi një verdikt të mëparshëm për vrasje të qëllimshme.

Ai do të jetojë nën vëzhgim dhe kushte të rrepta deri në skadimin e dënimit në vitin 2029.

Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, të gjithë të dënuarit kanë të drejtë të merren në konsideratë për lirim me kusht pasi ta kalojnë gjysmën e dënimit të përgjithshëm në burg.

Pistorius ka qenë në burg që në tetor të vitit 2014.

oscar pistorius afrika jugut

Lini një Përgjigje