TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2025, 20:13

Macron i del kundër Trump-it dhe Netanyahu-t: Gaza duhet të menaxhohet nga autoriteti palestinez!

Shkruar nga Pamfleti

Macron i del kundër Trump-it dhe Netanyahu-t: Gaza duhet të menaxhohet

Presidenti i Francës Emmanuel Macron në një deklaratë të përbashkët me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin Abdallah të Jordanisë kanë kërkuar kthimin menjëherë të armëpushimit në Gaza.

Pas punimeve të samitit të Kajros, deklarata 3-palëshe thekson se ruajta e rendit dhe sigurisë duhet t’i lihen në dorë autoritetit palestinez.

“Qeverisja dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë në Gaza, si dhe në të gjithë territoret palestineze, duhet të jetë ekskluzivisht nën patronazhin e një Autoriteti Kombëtar Palestinez”, PNA, të forcuar dhe duke gëzuar mbështetje të fortë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës. Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez.

Lini një Përgjigje