TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2025, 17:45

Ambasadorët e rinj të Trump, kush janë 3 diplomatët që presin konfirmimin në Senat

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadorët e rinj të Trump, kush janë 3 diplomatët që

Komisioni i Jashtëm në Senatin amerikan ka programuar seanca dëgjimore me 3 emrat e nominuar nga Presidenti Donald Trump si Ambasadorë të SHBA në vende të ndryshme.

Në seancën e 8 prillit në Komisionin e Jashtëm janë parashikuar dëgjesa me 3 kandidatët e propozuar. Bëhet fjalë për Brian Burch, për të pozicionin e Ambasadorit të SHBA në Selinë e Shenjtë, Brandon Judd, për të qenë ambasador në Republikën e Kilit, dhe Nicole McGraë, për të qenë ambasador në Republikën e Kroacisë.

Ambasadorët e rinj të Trump, kush janë 3 diplomatët që

Më herët, Komisioni i Jashtëm në Senatin amerikan ka zhvilluar seanca dëgjimore edhe me David Perdue, i nominuar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Popullore të Kinës dhe Mattheë George Ëhitaker, si Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, me gradën dhe statusin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë.

Ndërkohë për Shqipërinë dhe Kosovën ende nuk ka nominime nga Presidenti Donald Trump. Të dy selitë diplomatike të SHBA si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë drejtohen nga të Ngarkuar me Punë. Nancy VanHorn është emëruar si Zëvendës Shefe e Misionit dhe e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë në gusht 2024.

Ndërsa Ambasada e SHBA në Prishtinë drejtohet nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati.

 

Lini një Përgjigje