Një ushtar francez është vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban.
Lajmi është bërë i ditur nga tha presidenti Emmanuel Macron.
Në një postim në në X ai tha se “gjithçka tregon se Hezbollahu është përgjegjës për këtë sulm” dhe u kërkoi autoriteteve libaneze të arrestonin autorët.
Kryeministri i Libanit, Navaf Salam, denoncoi sulmin ndaj anëtarëve të kontingjentit francez të forcës paqeruajtëse të OKB-së UNIFIL dhe urdhëroi një hetim të menjëhershëm.
Ndërkohë Izraeli ka pranuar sulmet pas armëpushimit në Liban.
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se kreu sulmet në përgjigje të luftëtarëve që po i afroheshin zonave ku ushtarët izraelitë janë ende të stacionuar në Libanin jugor, duke pretenduar se ata përbëjnë "një kërcënim".
“Veprimet e ndërmarra në vetëmbrojtje dhe për të larguar kërcënimet e menjëhershme nuk kufizohen nga armëpushimi”, tha ushtria.
Ndërkohë sulmet e artilerisë izraelite sot kanë goditur qytetet jugore libaneze të Beit Leif, Qantara dhe Touline, ndërsa ushtria izraelite ka vazhduar të shkatërrojë shtëpitë në disa zona.
Nga ana tjetër presdienti i SHBA, Donald Trump u zotua se Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Libanit, duke i quajtur ato “të ndaluara”, ndërsa SHBA-ja do të merret veçmas me Hezbollahun “në mënyrën e duhur”.
Pavarësisht armëpushimit, mediat libaneze raportuan vazhdimin e sulmeve izraelite, përfshirë shpërthime në al-Khiyam dhe Bint Jbeil, bombardime në Debbine, si dhe rritje të aktivitetit të dronëve mbi Rashaya dhe Malin Hermon. Ushtria libaneze njoftoi se nuk janë shënuar shkelje nga Hezbollahu që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.
Lini një Përgjigje