
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se Gaza po kthehet në një varrezë për fëmijët.
Gjatë një apeli ku bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve në Gaza, ai tha se Hamasi po i përdor ata si mburoja njerëzore dhe ripërsëriti thirrjen për një pushim humanitar.
"Forcat izraelite kanë vazhduar bombardimet që po godasin civilët, spitalet, kampet e refugjatëve, xhamitë, kishat dhe objektet e OKB-së, duke përfshirë strehimoret. Askush nuk është i sigurt. Në të njëjtën kohë Hamasi dhe militantë të tjerë po përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe vazhdojnë të lëshojnë raketa pa dallim drejt Izraelit. Qindra vajza dhe djem thuhet se vriten ose plagosen çdo ditë”, u shpreh Guterres në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se konflikti ka “tronditur botën” dhe “ka shkatërruar kaq shumë jetë të pafajshme”.
"Asgjë nuk mund të justifikojë torturimin e qëllimshëm, vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore", tha Guterres.
Lini një Përgjigje