TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2023, 15:52

Lufta në Gaza, Borrell: Moska përfituesi më i madh nga kriza në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Borrell: Moska përfituesi më i madh nga kriza

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell ka deklaruar se luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme ndonëse janë të ndryshme, të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën.

“Lufta në Ukrainë dhe lufta Izrael-Hamas kanë shkaqe të ndryshme, por të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën. Rusia është e sigurt se po përfiton nga kjo situatë dhe po e përdron krizën në Lindjen e Mesme në avantazhin e saj”, tha ndër të tjera Borell.

Gjithashtu ai theksoi se BE është e shqetësuar për jetën e çdo civili, nga secila anë e Gazës. 

Ne duhet t’i japim mbështetje të fortë Izraelit, sepse përjetuan sulmin më të madh kundër popullatës hebre. Por ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se në mesin e popullatës palestineze po vdesin njerëz të pafajshëm”, ka thënë ndër të tjera Borell.

borrell moska lindje e mesme

Lini një Përgjigje