TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2023, 12:26

Sulmet e Izraelit, Borrell: Ndihmat humanitare në Gaza duhet të hyjnë sa më shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Izraelit, Borrell: Ndihmat humanitare në Gaza duhet të

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për “më shumë” furnizime thelbësore, për të hyrë “më shpejt” në Gaza, pasi bllokada e Izraelit dhe bombardimet e pamëshirshme janë shndërruar në një krizë shkatërruese humanitare.

“Ministrat e shteteve anëtare do të diskutojnë një “pauzë humanitare” të mundshme për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze në një takim për çështjet e jashtme të hënën. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë thirrje për mbështetje humanitare për të shkuar në Gaza. Ne, Bashkimi Evropian, kemi rritur mbështetjen tonë, por ka radhë dhe radhë kamionësh që presin të hyjnë. Ata duhet të hyjnë dhe duhet të sjellin gjëra që janë shumë të nevojshme", u tha gazetarëve Borrell, raporton CNN.

Dy kolona kamionësh me ndihma që transportonin ndihma kaluan në Gaza gjatë fundjavës, sipas autoriteteve palestineze dhe egjiptiane.

 

borrell ndihma humanitare gaza

Lini një Përgjigje