TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 08:35

Lufta Izrael-Palestinë, UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Lufta Izrael-Palestinë, UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.

″Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë,” tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme. "Save the Children" raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019, shkruajnë mediat e huaja.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini i tha Këshillit të Sigurimit se gati 70% e të vrarëve të raportuar ishin fëmijë dhe gra. Ky nuk mund të jetë dëm kolateral, tha Lazzarini, duke theksuar se duhet të ketë respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

 

izrael palestine unicef 420 femije gaza

Lini një Përgjigje