
Kolonelja Uri Magidish është pengu i parë i liruar nga ushtria izraelite (IDF) gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës. Ushtarja 19-vjeçare, e gjetur të hënën mbrëma, po shërbente në qytetin Nahal Oz, pranë kufirit me Gazën, kur guerilët e Hamasit e rrëmbyen atë së bashku me 239 persona të tjerë më 7 tetor.
Gazetari izraelit Gill Cohen, tha se operacioni ushtarak që çoi në lirimin e ushtarit 19-vjeçar ishte "organizuar disa ditë më parë" dhe se guerilët e Hamasit "bënë rezistencë të fortë pasi u befasuan nga IDF”. Sipas televizionit Channel 13, "dhjetëra agjentë të Shin Bet, nëse jo qindra" morën pjesë në operacion.
Presidenti Netanyahu tha se ishte "i prekur" pasi pa foton e Uri Magidish të ribashkuar me familjen e saj, një ribashkim i mundësuar "nga misioni i guximshëm i Shin Bet dhe ushtrisë izraelite që operojnë me përkushtim dhe dashuri të palodhur për popullin e tyre dhe atdheun e tyre.
Lini një Përgjigje