TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Tetor 2023, 17:06

E morën peng dhe i prenë kokën, Shcolz reagon për vrasjen e artistes gjermane: Kjo tregon 'barbarizmin' ​e Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

E morën peng dhe i prenë kokën, Shcolz reagon për vrasjen e

Ministria e Jashtme izraelite tha sot se Shani Louk, një grua gjermano-izraelite e rrëmbyer nga një festival muzikor nga Hamasi më 7 tetor, është gjetur e vdekur dhe sipas raportimeve 22-vjeçares i kanë prerë kokën.

Lidhur me rastin ka reaguar kancelari gjerman, Olaf Scholz i cili gjatë një vizite në Afrikë tha se vrasja e Shani Louk tregoi "barbarizmin" e Hamasit.

"Për mua, ky lajm është i tmerrshëm. Kjo tregon gjithë barbarinë që qëndron pas Hamasit", tha ai.

Scholz përsëriti gjithashtu nevojën për të kërkuar llogari nga grupi militant për vrasjen e saj dhe vdekjen e rreth 1,400 izraelitë të tjerë.

scholz hamasi barbarizëm

Lini një Përgjigje