TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Tetor 2023, 13:46

Lufta në Izrael, Von der Leyen: Europa nuk e toleron simpatinë për terroristët

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Izrael, Von der Leyen: Europa nuk e toleron simpatinë

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka kritikuar veprimet antisemite në Evropë.

Duke komentuar manifestimet dhe postimet në rrjetet sociale, Von der Leyen tha për gjermane ”Bild” se të brohorasësh për terrorizmin, antisemitizmin ose dhunën kundër pakicave është një veprim i ulët dhe nuk ka vend në Evropë.

Presidentja e Komisionit të BE-së theksoi se shoqëritë tona të hapura demokratike janë forca e madhe e Evropës.

"Megjithatë, hapja na bën gjithashtu të pambrojtur. Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë urrejtjen kundër atyre që mendojnë ndryshe, qoftë në rrjetet sociale apo në rrugët tona”, tha Von der Leyen.

Ka pasur demonstrata të mëdha pro palestineze në disa kryeqytete evropiane në fundjavë, mes kritikave në rritje për bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

izrael lufte von der leyen

Lini një Përgjigje