TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Tetor 2023, 15:46

Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, Emiratet Arabe kërkojnë miratimin e rezolutës për armëpushim në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, Emiratet Arabe

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën për pushtimin tokësor të Gazës nga Izraeli.

Burime diplomatike për CNN, kanë konfirmuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do të kërkojnë një rezolutë detyruese nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit për një “pauzë të menjëhershme humanitare” në luftime.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan në favor të një rezolute të Kombeve të Bashkuara të premten, të prezantuar nga Jordania, e cila bëri thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza. Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, ndërsa 45 vende abstenuan.

Burimet thanë se projekt-teksti i rezolutës së Këshillit të Sigurimit kërkon një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe “pauza të mëtejshme humanitare”.

okb lufta gaza

Lini një Përgjigje