
Dua të bëj të qartë qëndrimin e Izraelit në lidhje me armëpushimin. Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor, apo pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti mbrëmjen e sotme një konferencë për mediat ku foli për situatën e luftës në Gaza. Ai e nis fjalimin e tij duke folur në anglisht dhe duke i quajtur anëtarët e Hamasin si "barbarë" të cilët kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka.
Netanyahu u shpreh se ky është një moment kthese dhe se të gjithë komet duhet të mbështesin Izraelin në atë që ai e quajti ‘luftë për shpresë”.
"Një pikë kthese për liderët dhe kombet. Është koha që të gjithë ne të vendosim nëse jemi të gatshëm të luftojmë për një të ardhme shprese dhe premtimi apo t'i dorëzohemi tiranisë dhe terrorit. Të jeni të sigurt, Izraeli do të luftojë", tha ai.
Më tej në fjalimin e tij Netanyahu e bëri të qartë të hënën se Izraeli nuk do të binte dakord për një armëpushim, duke tërhequr paralele me pozicionin e Shteteve të Bashkuara pas Pearl Harbor në 1941 dhe sulmet e 11 shtatorit në 2001.
“Dua të bëj të qartë qëndrimin e Izraelit në lidhje me armëpushimin. Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor, apo pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit. Thirrjet për një armëpushim ose thirrjet që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terroristëve, t’i dorëzohet barbarizmit, kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.
Netanyahu theksoi se edhe pse Bibla thotë se ka një kohë për paqe, ai tha: “Kjo është një kohë për luftë”.
Kur u pyet nëse ai e ka konsideruar dorëheqjen, Netanyahu tha se e vetmja gjë që do të jepte dorëheqjen është Hamasi.
“Ne do t’i dorëzojmë në koshin e plehrave të historisë. Ky është qëllimi im. Kjo është përgjegjësia ime”, tha ai.
Ndërsa sa i takon krizës së pengjeve dhe rrezikun e vrasjes së tyre nga sulmet ajrore apo dhe gabimisht nga aksioni tokësor, ai deklaroi se kjo është zgjidhja e vetme.
Sipas tij aksioni nga toka nuk shton sigurinë e pengjeve, por mundësin për gjetjen e tyre, pasi Izraeli pretendon se Hamasi nuk do t'i lirojë ata po nuk u ushtrua presion në të gjitha anët.
"Veprimet tokësore në fakt krijojnë mundësinë, jo sigurinë, por mundësinë e nxjerrjes së pengjeve tanë, sepse Hamasi nuk do ta bëjë atë [të lirojë pengjet] nëse nuk janë nën presion. Ne mendojmë se kjo metodë [operacionet tokësore] ka një shans", deklaroi ai.
I pyetur nga gazetarët nëse Izraeli është fajtor për ndëshkimin kolektiv të civilëve palestinez duke vazhduar sulmet ajrore në Gaza. Ai përsërit pretendimet se Hamasi po mban qëllimisht civilë në zonat e luftimit dhe i thotë gazetarit që bëri pyetjen që ta drejtojë atë drejt Hamasit dhe jo atij.
"Asnjë civil i vetëm nuk duhet të vdesë. Hamasi thjesht duhet t'i lërë ata të shkojnë në zonën e sigurt që kemi krijuar në Rripin juglindor të Gazës", deklaroi Netanyahu.
Në fund Netanyahu u pyetet edhe një herë në lidhje me rënien e popullaritetit të tij brenda politikës izraelite dhe shoqërisë më të gjerë, por ai e shmangu duke thënë se "fokusi i tij i vetëm" është te lufta./Pamfleti
Lini një Përgjigje