TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 08:10

Zgjidhet qeveria e re e Malit të Zi/ Milojko Spajiç kryeministër, Nik Gjeloshaj emërohet zv.kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhet qeveria e re e Malit të Zi/ Milojko Spajiç
Anëtarët e Qeverisë së re së Malit të Zi

Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të me kryeministr liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe 1 abstenoi.

Në qeverinë e re janë edhe tre shqiptarë që kanë marrë poste ministrore.

Sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Përbërja e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi:

-Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiç, 
-Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, 
-Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Pavićević
-Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj
-Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Šćekić
-Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviç
-Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviç
-Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviç
-Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviç
-Ministri i Financave – Novica Vukoviç
-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviç
-Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviç
-Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiç
-Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Šimun
-Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviç
-Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviç
-Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviç
-Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinovic
-Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviç
-Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviç
-Ministri i Administratës Publike – Marash Dukaj
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Gjeka

zgjidhet qeveria e re e malit të zi nik gjeloshaj

Lini një Përgjigje