TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2025, 16:15

Los Angeles në flake/ Garda Kombëtare në rrugë dhe vandalizëm, Trump kërkon ushtrinë

Shkruar nga Pamfleti

Los Angeles në flake/ Garda Kombëtare në rrugë dhe

Pavarësisht ndalimit dhe forcave të policisë të armatosura rëndë, protestuesit nuk po tërhiqen, duke u përfshirë në përleshje, ndërsa sipas autoriteteve, janë raportuar zjarrvënie të automjeteve, sulme me kokteje Molotov dhe vandalizëm...

Përleshjet vazhdojnë pa pushim në rrugët e  Los Angeles, që është përfshirë nga flakët për të katërtën ditë. Me Gardën Kombëtare në rrugë, me plumba gome dhe tymuese si "armë" kundër demonstruesve, autoritetet amerikane po përpiqen të shtypin ata që reagojnë ndaj planeve të politikës së imigracionit.

Në Los Angeles 27 persona u arrestuan të dielën dhe kjo flet për një përshkallëzim të incidenteve. Nga këta, 17 u arrestuan në autostradën 101, kur autoritetet ndërhynë për të shpërndarë protestuesit, duke e shndërruar zonën në një fushë beteje, ndërsa 10 të tjerët u arrestuan gjatë përleshjeve.

60 persona të tjerë, përfshirë të mitur, u arrestuan në San Francisko, pas protestave jashtë ndërtesës së Zyrës së Imigracionit dhe Doganave.

Ndërkohë, vendosja e afërsisht 300 anëtarëve të Gardës Kombëtare po përshkallëzon situatën në vend që të ulë tensionet, ndërsa 500 marinsa të tjerë janë në gatishmëri.

"Sillni ushtrinë", mesazhi i ri i Trumpit

Pas federalizimit të Gardës Kombëtare, e cila sipas Kushtetutës së SHBA-së është nën kontrollin dhe juridiksionin e guvernatorëve të shteteve, Donald Trump paralajmëron në një postim të ri me ushtrinë në rrugë.

"Gjërat po duken shumë keq në Los Angeles. Sillni trupat", shkroi ai në Truth Social.

Los Angeles në flake/ Garda Kombëtare në rrugë dhe

Ndalohen tubimet në të gjithë Los Angelesin

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit e shpalli të paligjshëm tubimin në të gjithë qendrën e qytetit, duke u kërkuar të gjithë protestuesve të largoheshin menjëherë nga zona, sipas CNNi .

"Tubimet në qendrën e Los Anxhelosit janë të paligjshme. Ju duhet të largoheni menjëherë nga qendra e qytetit", tha policia.

Pavarësisht ndalimit dhe forcave të policisë të armatosura rëndë, protestuesit nuk po tërhiqen, duke u përfshirë në përleshje, ndërsa sipas autoriteteve, janë raportuar zjarrvënie të automjeteve, sulme me kokteje Molotov dhe vandalizëm.

Në të njëjtën kohë, policia po u bën thirrje bizneseve dhe banorëve në qendër të Los Angeles të raportojnë "çdo vandalizëm, dëmtim ose plaçkitje".

"Ju lutemi fotografoni të gjitha vandalizmat dhe dëmet para pastrimit", shkroi policia.

Los Angeles në flake/ Garda Kombëtare në rrugë dhe

"Shkatërruesit janë shpërndarë brenda dhe jashtë qendrës së qytetit. Banorët, bizneset dhe vizitorët në zonën e qendrës së qytetit duhet të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet kriminal", tha policia.

Policia përdor gaz lotsjellës dhe plumba plastikë gjatë protestave në Los Angeles.

Në skenën e luftës që është zhvilluar në metropolin e madh, një gazetar dhe një fotoreporter u plagosën nga plumbat plastikë.

Në veçanti, në momentin kur një gazetare australiane qëllohet me një plumb gome nga një oficer policie gjatë protestave të imigracionit në Los Angeles, ajo regjistron një video dokumentar tronditës.

Los Angeles në flake/ Garda Kombëtare në rrugë dhe

Një tjetër fotoreporter kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi u godit nga një plumb plastik ndërsa po mbulonte protestat.

Një "plumb sfungjeri" 14 mm (një lloj municioni jo-vdekjeprurës) e shpoi atë në kofshë.

"Disa nga protestuesit erdhën të më ndihmonin dhe të më çonin në një vend të sigurt kur vura re gjak që më rridhte poshtë këmbës", tha ai, sipas CNNi. /Përshtati Pamfleti/

Los Angeles në flake/ Garda Kombëtare në rrugë dhe

Lini një Përgjigje