
Udhëheqësi i Hezbollahut ka dënuar vrasjen e nënkryetarit të Hamasit dhe kërcënoi Izraelin se do të luftojnë pa rregulla, nëse ata vendosin të sulmojnë Libanin.
Hassan Nasrallah u zotua se Hezbollahu nuk do të heshtë pas vrasjes së Saleh al Arourit nga një sulm me dron në Bejrutin jugor dje.
Por nga ana tjetër, Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar se e ka kryer sulmin. Ndërkohë një këshilltar i qeverisë izraelite tha se kushdo që e bëri sulmin, ka bërë një ndërhyrje kirurgjike
Në një fjalim televiziv, Nasrallah tha se lufta me ta do të jetë shumë e kushtueshme dhe kushdo që zhvillon konflikt kundër Libanit do të pendohet, pasi Hezbollahu do të luftojë deri në fund.
Ai i ofroi ngushëllimet e tij Hamasit për atë që ai e quajti një agresion flagrant izraelit, i cili vrau të martën mbrëma al Arourin.
Lini një Përgjigje