TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2023, 16:59

Lëshuan urdhër arresti ndaj Putinit, Kremlini fut në listën e të shumëkërkuarve 4 gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Shkruar nga Pamfleti
Lëshuan urdhër arresti ndaj Putinit, Kremlini fut në listën
Godina e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Komiteti Hetues i Rusisë është shprehur se së shpejti do të vendosë në listën e saj të të shumëkërkuarve, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të cilët lëshuan urdhër arrestin për presidentin rus Vladimir Putin dhe një zyrtar tjetër.

Lajmin e konfirmoi vetë kryetari i Komitetit Hetues, Alexander Bastrykin i cili u shpreh se anëtarët e GJNP-së ndikuan në marrjen e vendimit.

"Komiteti Hetimor më pas hapi shumë shpejt një çështje penale kundër kryetarit dhe tre gjyqtarëve, të cilët ndikuan aktivisht në miratimin e këtij vendimi. Ata së shpejti do të futen në listën e të kërkuarve," tha Bastrykin, duke folur në Forumin Ligjor Ndërkombëtar në Shën Petersburg, raportoi RIA Novosti.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​më 17 mars një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova me akuzën se kishin krijuar një skemë për dëbimin e fëmijëve ukrainas drejtë Rusisë.

Gjykata tha se ka baza të arsyeshme për të besuar se Putin mban përgjegjësi penale individuale për krimet e supozuara, së bashku me të tjerët.  Akuzat e GJNP-së  ishin të parat që u ngritën zyrtarisht kundër zyrtarëve në Moskë, që kur ajo filloi sulmin e saj të paprovokuar ndaj Ukrainës vitin e kaluar.

Rusia nuk është anëtare e GJNP-së dhe duke qenë se gjykata nuk kryen gjykime në mungesë, çdo zyrtar rus i akuzuar ose duhet të dorëzohet nga Moska ose të arrestohet jashtë Rusisë.

putin gjykata penale urdhërarresti

Lini një Përgjigje