
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka konfirmuar raportet rreth vendimit të Britanisë për të dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Një vendim ky që mund të nxisë një reagim të papritur nga Moska, me efekte të cilat nuk mund të maten.
"Sot, mund të konfirmoj se Britania e Madhe po i dhuron Ukrainës raketa Storm Shadow. Storm Shadow është një aftësi konvencionale me rreze të gjatë goditjeje precize vetëm. Ai plotëson sistemet me rreze të gjatë të dhuruar tashmë, duke përfshirë raketat HIMARS dhe Harpoon, si dhe raketën e vet të Ukrainës Neptun Cruise dhe misionet me rreze më të gjatë të talentuar diku tjetër. Ukraina ka të drejtë të jetë në gjendje të mbrohet kundër kësaj. Përdorimi i Storm Shadow do t'i lejojë Ukrainës të shtyjë forcat ruse të vendosura brenda territorit sovran të Ukrainës", tha Wallace, raporton Sky News.
Kujtojmë se Ukraina ka kërkuar prej kohësh për armë të tilla, por SHBA dhe vendet e tjera nuk kanë qenë të gatshme t'i furnizojnë ato, për shkak të frikës se Ukraina do t’i përdorë ato për sulme brenda territorit rus, gjë kjo që do të sillte një përgjigje ekstreme nga ana e Moskës.
Moska madje ka paralajmëruar më parë aleatët e Kievit që të mos ofrojnë armatime me rreze të gjatë, duke thënë se ky veprim do të kalonte "vijën e kuqe". Pas këtijë veprimit nga ana e Britanisë, mbetet për tu parë reagimi i Kremlinit.
Lini një Përgjigje