![]()
Një shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje rreth orës 11.30.
Sipas rrëfimit të dëshmitarëve të parë, gjithçka nisi nga një furgon me bombola oksigjeni.
Video të publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete dhe motoçikleta të përfshira nga flakët në një rrugë mes dy ndërtesave, përfshirë një farmaci teksa shtëllunga të mëdha të zeza tymi ngrihen në ajër.
Mediat italiane raportojnë se shpërthimi ndodhi pasi një furgon që ishte ngarkuar me bombola oksigjeni u përfshi nga flakët.
Deri më tani, si pasojë e flakëve raportohet se të lënduar kanë mbetur katër persona.
Ngjarja ndodhi në lagjen Porta Romana, ndërsa një kopsht që ndodhej aty pranë është evakuuar.


![]()

Lini një Përgjigje