TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 13:40

Lavrov sulmon Trump: Po luan me zjarrin, sulmi ndaj Iranit sjell pasoja

Shkruar nga Pamfleti
Lavrov sulmon Trump: Po luan me zjarrin, sulmi ndaj Iranit sjell pasoja
Lavrov dhe Putin

Rusia ka reagur për lajmet se SHBA do të sulmojë në fundjavë Iranin.

Në një intervistë  për televizionin Al Arabya, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov,  paralajmëroi SHBA-të  se çdo sulm i ri ndaj Iranit do të kishte pasoja serioze.

“Pasojat nuk janë të mira. Tashmë ka pasur sulme ndaj Iranit në vendet bërthamore nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Nga ajo që mund të gjykojmë, kishte rreziqe reale të një incidenti bërthamor. Po ndjek me kujdes reagimet në rajon nga vendet arabe, monarkitë e Gjirit. Askush nuk dëshiron një rritje të tensionit. Të gjithë e kuptojnë se kjo është lojë me zjarrin”, tha Lavrov.

Rritja e tensioneve, tha ai, mund të zhbëjë hapat pozitivë të viteve të fundit, duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve fqinje, veçanërisht Arabisë Saudite.

Ai shtoi se vendet arabe po i dërgojnë mesazhe Uashingtonit “duke bërë thirrje të qartë për përmbajtje dhe duke kërkuar një marrëveshje që nuk do të shkelë të drejtat legjitime të Iranit”, por në vend të kësaj “do të garantojë që Irani të mbajë një program ekskluzivisht paqësor të pasurimit të uraniumit”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, me proceset diplomatike që vazhdojnë, por opsionet ushtarake mbeten në tryezë.

Nisja e muajit të Ramazanit korrespondoi dhe me rritjen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike të Iranit. Afrimi i forcave ushtarake amerikane drejt bazave të saj në Gjirin Persik, kanë vështirësuar negociatat ndërmjet tyre.

USS Gerald Ford, grupi i aeroplanmbajtëses më i avancuar në arsenalin e SHBA-ve, mund të mbërrijë në rajon që këtë fundjavë. Megjithatë mjaft forca ajrore amerikane kanë mbërritur tashmë në bazat e tyre në Gjirin Persik, specifikisht në bazat amerikane të Bahrenit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit mund të bëhet “ndërmjetësja” imponuese që situata mos të përshkallëzojë në Lindjen e Mesme. Një sulm në ditët e ardhshme mund të sjellë një përçarje të aleancës së SHBA-ve me vendet arabe dhe gjithashtu një përbashkim të faktorëve influencues brenda Iranit. Presidenti Trump nuk ka vendosur ende nëse do ta sulmojë Iranin, por kjo fundjavë mund të jetë determinante në vendimin e tij.

Sidoqoftë, muaji i Ramazanit, duke pasur një gravitet të madh në kulturën religjioze në Lindjen e Mesme, mund të dëmtojë influencën amerikane me aleatët e saj arabë, të unifikojë faktorët polarizues brenda Iranit dhe gjithashtu të përkeqësojë raportet e brishta izraelito-arabe dhe një përshkallëzim ushtarak izaraelito-iranian. 

 

lavrov sulmon trump sulmi ndaj iranit sjell pasoja

1 Komente

  1. A
    Arben

    Epo, po bere si gangster, me te njejten monedhe te pergjigjet tjetri. Forcen dhe kapacitetet i ka, kodosh eshte. Pastaj vete e kruajtet. Iranin e perdore si mashe kunder izraelit dhe kunder SHBA,per te perfituar sa me shume nga Ukraina.Ju dhe Irani perfshi edhe Izraelin bete gjithe kete gjakderdhje ne Ukraine, Rusi, Izrael, Hamas, Hezbollah, Siri, Liban, etj, çfar kane dhene mediat pasoja eshte rreth 2 milion humbje jete, pa perfshire te plagosur dhe demet materiale.

    Lini një Përgjigje