TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 10:32

Kryengritja ndaj Moskës, turp i madh për Putinin

Shkruar nga Pamfleti
Kryengritja ndaj Moskës, turp i madh për Putinin
Vladimir Putin

Prigozhin ka minuar justifikimin e Putinit për luftën në Ukrainë.

Mëngjesin e sotëm udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka vendosur kontrollin në qytetin rus Rostov-on-Don. Putin tha se autoritetet ruse do të bëjnë gjithçka që munden për ta frenuar këtë.

BBC shkruan është një situatë shumë e vështirë për Moskën. Fakti që kreu i Grupit Wagner, me luftëtarët e tij, ka thënë se trupat e tij kanë marrë nën kontroll qytetin e madh rus Rostov, është një siklet i madh për Presidentin Putin.

Steve Rosenberg, redaktori i BBC Rusi në Moskë shkruan se Prigozhin ka minuar justifikimin e Putinit për luftën në Ukrainë

Shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin ka kritikuar shumë herë publikisht udhëheqjen ushtarake ruse për muaj të tërë, në veçanti ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu.

Erdhi në pikën dje në mëngjes kur ai akuzoi Shoigu si përgjegjës për fillimin e luftës në Ukrainë.

Kjo bie plotësisht në kundërshtim me argumentet e Presidentit Putin. Putin pretendoi se ai filloi të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" për të "de-nazifikuar" dhe çmilitarizuar Ukrainën. Ai pretendon se kjo është për të mbrojtur sigurinë e Rusisë.

Prigozhin ka thënë shumë publikisht se kjo nuk është e vërtetë se kjo luftë filloi sepse ministri i Mbrojtjes donte të gradohej nga gjeneral në marshall.

Udhëheqësi i Wagner tani ka minuar plotësisht argumentin e Kremlinit. Kjo është e rrezikshme për Kremlinin, veçanërisht pasi lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ka shkuar fare sipas planit.

Pas 16 muajsh, nuk ka asnjë shenjë fitoreje për Putinin.

 

kryengritja ndaj moskës putin

Lini një Përgjigje