“Dëshira e presidentit amerikan është saktësisht e njëjtë. Ai është shumë serioz për këtë çështje”.
Me këtë deklaratë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen komentoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih interesin e vazhdueshëm të presidentit Donald Trump për Groenlandën.
E pyetur nëse kriza diplomatike mes Kopenhagës dhe Uashingtonit ka kaluar, pas nisjes së negociatave mes dy palëve, Frederiksen u shpreh se nuk beson që situata ka ndryshuar në thelb.
Ajo ritheksoi se Grenlanda nuk është në shitje dhe se nuk mund t’i vihet çmim një territori sovran. “Sovraniteti duhet të respektohet”, theksoi kryeministrja, duke shtuar se populli i Grenlandës ka sinjalizuar qartë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Çështja e Groenlandës pritet të jetë ndër temat kryesore të diskutimit mbi sigurinë në Arktik. Frederiksen do të rikthehet sërish në podium në orët në vijim, ku së bashku me kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederick Nielsen, do të mbajë një tjetër fjalim në kuadër të konferencës.
Lini një Përgjigje