TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2026, 12:58

Kryeministri indian dhuratë Melonit karamele, pamjet bëhen virale në rrjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri indian dhuratë Melonit karamele, pamjet bëhen virale
Georgia Meloni dhe Mondi

Kryeministrja e Italisë , Georgia Meloni ka postuar një video në rrjetet sociale, në të cilën  tregon dhuratën që homologu indian, Narendra Modi i bëri gjatë vizitës së tij në Itali.

Kryeministri indian i dhuroi asaj karamele të quajtura “Melody”, një referencë për “Melodi”, e cila është qarkulluar gjerësisht në internet dhe është një kombinim i mbiemrave Meloni dhe Modi, një nofkë virale tashmë në internet.

Memeja po përdoret nga përdoruesit e mediave sociale për të nxjerrë në pah marrëdhënien e ngushtë politike dhe kiminë pozitive që dy udhëheqësit duket se kanë zhvilluar në paraqitjet e tyre publike dhe kontaktet dypalëshe.

Në video, Meloni dëgjohet duke thënë me humor të dukshëm:

“Kryeministri Modi na solli një dhuratë, karamele të shkëlqyera me çokollatë… Melody”, duke i treguar paketimin kamerës.

kryeministri indian dhuratë melonit karamele

Lini një Përgjigje