Presidenti i SHBA-së Donald Trump, që nga nisja e luftës në Iran ka bërë një numër të madh thirrjesh drejtuar NATO-s për t’i kërkuar ndihmë. Mungesa e përgjigjes nga aleatët ka bërë që Trump të ndryshojë qëndrim dhe të kthehet në sulm ndaj tyre.
28 shkurt: SHBA-të dhe Izraeli nisin sulme të gjera ndaj Iranit. Irani përgjigjet me sulme hakmarrëse në vende në shtetet e afërta të Gjirit, shumë prej të cilave strehojnë baza amerikane.
14 Mars: Trump i kërkon Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, e cila është mbyllur në mënyrë efektive nga kërcënimet iraniane ndaj anijeve, duke shkaktuar rritjen e çmimit të naftës.
15 Mars: Në një intervistë me Financial Times, Trump tha se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e korridorit jetësor të transportit detar.
16 Mars: Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar po punon për një "plan të zbatueshëm" për të rihapur ngushticën. Trump më vonë thotë se "disa vende" e kanë "zhgënjyer shumë" atë dhe veçon Mbretërinë e Bashkuar, dikur "Rolls-Royce e aleatëve".
17 Mars: Trump akuzon anëtarët e NATO-s se kanë bërë një "gabim të pamend" në lidhje me ngushticën. Ai këmbëngul se "nuk kemi nevojë për asnjë ndihmë" nga NATO. Ai gjithashtu tha se ngurrimi për të dërguar anije pastrimi minash në Gjirin Persik nuk ishte ndonjë problem i madh, por ishte "i padrejtë" ndaj SHBA-së.
“Shumica e aleatëve të NATO-s nuk duan të përfshihen në Operacionin tonë Ushtarak. Ne nuk kemi nevojë për ndihmën e askujve! Për shkak të faktit që kemi pasur një sukses të tillë ushtarak, nuk kemi më ‘nevojë’ ose dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s, nuk e kam pasur kurrë!” tha ai në një postim të veçantë dhe të gjatë në Truth Social.
20 Mars: Trump i quan aleatët e NATO-s "Frikacakë", duke thënë se do të ishte "e lehtë" për ta të ndihmonin në hapjen e ngushticës, teksa shtoi se ai do ta kujtonte këtë refuzim.
Lini një Përgjigje