TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2023, 19:30

Kriza në Malin e Zi, Abazoviç takime në Departamentin e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në Malin e Zi, Abazoviç takime në Departamentin e Shtetit

Në kulmin e krizës politike, kryeministri i Malit të Zi është thirrur në Departamentin e Shtetit.

Ai raportohet se ka nisur një takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit me Escobarin, siç është paralajmëruar, do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill.

Kjo pjesëmarrje do të konfirmojë përkushtimin e Malit të Zi për proceset dhe reformat e mëtejshme integruese dhe do të përmirësojë më tej mirëkuptimin e ndërsjellë që do të nxisë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, ka pohuar ai.

Përveç takimeve me zyrtarët amerikanë, janë planifikuar takime me organizata të shumta në Uashington.

Kryeministri i Malit të Zi do të merr pjesë edhe në seancën e posaçme të Këshillit Atlantik.

mali i zi abazovic dash

Lini një Përgjigje