TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2023, 19:26

Rikthehet transporti hekurudhor në Greqi 22 ditë pas aksidentit tragjik, përforcohet siguria në disa linja

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet transporti hekurudhor në Greqi 22 ditë pas aksidentit

Transporti hekurudhorë në Greqi është rikthyer pas një pezullimi prej 22 ditësh, për shkak të aksidentit më të madh të përplasjes së dy trenave me pasojë vdekjen e 57 pasagjerëve.

Transporti ka nisur pjesërisht shërbimin e hekurudhave dhe trenat grekë rifilluan gradualisht funksionimin në disa prej linjave me masa të përforcuara sigurie. Plani qeveritar parashikon rifillimin gradual të rrjetit hekurudhor, brenda 25 ditëve të ardhshme dhe linjat do të shtohen çdo pesë ditë, në mënyrë që të ketë një zhvillim të plotë të itinerareve, para Pashkëve ortodokse në 16 prill.

Nga sot, turnet do të jenë të ndryshme. Do të ketë dy drejtues stacionesh në turn si dhe dy makinistë në çdo tren”, tha përgjegjësi i stacionit, Ioannis Kokkinakis.

Midis linjave që kanë filluar punë,  kryesisht janë disa itenerare në Athinë deri në Patra dhe disa në Peloponez. Gjithashtu 3 trena mallrash kanë lëvizur në aksin kryesor nga Selaniku në Idomeni, ndërsa janë anuluar për arsye sigurie disa linja të tjera.

Përveç turneve të përforcuara trenat do të lëvizin tani e tutje me shpejtësi më të ulët, 80 km/h për trenat periferikë dhe të mallrave dhe 100 km/h për trenat e pasagjerëve në seksionet hekurudhore  që nuk mbulohen nga sinjalizimi.

Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për të rifituar besimin e pasagjerëve tanë. Duke pasur parasysh se hekurudha është mjeti i transportit më miqësor ndaj mjedisit, rifillimi i shpejtë dhe më i sigurt i saj meriton të gjithë mbështetjen tone”, u shpreh Panagiotis Terezakis.

Ndërkohë që hetimi për ngjarjen tragjike vazhdon dhe katër punonjës të hekurudhave janë në paraburgim, gjithashtu janë përshkallëzuar edhe debatet politike midis partive opozitare dhe qeverisë, për shkaqet dhe përgjegjësinë politike të kësaj tragjedie.

greqi riktheht transporti hekurudhorë

Lini një Përgjigje