TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2023, 18:09

Pas Turqisë dhe Afganistanit, Argjentina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti

Pas Turqisë dhe Afganistanit, Argjentina goditet nga një tërmet i

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur veriperëndimin e Argjentinës ditën e sotme, në orën 12:18 me atë lokale.

Epiqendra ishte rreth 142.5 km (88 milje) nga San Salvador de Jujuy. Lëkundjet ndodhën në një thellësi prej rreth 211 km (131 milje), kjo ka bërë që lëkundjet të ndjehen në të gjithë Argjentinën veriperëndimore, Kilin verilindor dhe Bolivinë jugore.

Nuk ka pasur raporte fillestare për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit. Mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësime gjithëpërfshirëse të dëmeve, veçanërisht në zonat e largëta. Pasgoditje të lehta janë të mundshme gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë që zyrtarët janë shprehur se mund të mbyllin përkohësisht infrastrukturën e transportit në zonat e lëkundjeve për të kontrolluar për dëmtime. Ndërprerje të vogla mund të ndodhin gjatë mbylljeve, por shërbimi ka të ngjarë të rifillojë shpejt nëse nuk gjendet asnjë dëm.

Një ditë më parë një tërmet i së njëjtës shkallë ra në Afganistan, ndërkohë që javë më parë në Turqi humbën jetën 50 mijë persona.

tërmet argjentinë 6.5

Lini një Përgjigje