TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2023, 10:47

Kreu masakrën me 9 të vrarë në Beograd, zbardhet mesazhi tronditës i 14-vjeçarit serb për prindërit e tij

Shkruar nga Pamfleti

Kreu masakrën me 9 të vrarë në Beograd, zbardhet mesazhi

I mituri kreu një nga krimet më të rënda në rajon më 3 maj në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, duke vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxënës, ngjarje e cila shokoi jo pak opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

14-vjeçari Kosta Kecmanoviç i cili kreu masakrën me 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Serbi ka bërë një kërkesë të çuditshme prindërve të tij.

I mituri kreu një nga krimet më të rënda në rajon më 3 maj në shkollën fillorë “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, duke vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxënës ngjarje e cila shokoi jo pak opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

Sipas mediave serbe 14 vjeçari ndodhet në një klinikë, i vetëm në një dhomë, por nën syrin vigjilent të policisë dhe mjekëve; e teksa të gjithë po pyesin se çfarë e ka shtyrë djalin në vrasje, ai pyet veten se çfarë do të ndodhë me paratë e familjes.

“Në një moment, djali tha se do të donte t’u dërgonte prindërve një mesazh kur të mundej. “Dua t’u them që paratë që kanë kursyer për arsimin tim t’i investojnë në fondet e investimeve. Derisa jam i burgosur, paratë të mos shkojnë dëm”, ka bërë me dije burimi për Kurir.

Kujtojmë se 14-vjeçari, i identifikuar si Kosta Kecmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur mbetën dhe 10 nxënës të tjerë dhe mësuesja e historisë. 14-vjeçari dhe babai i tij janë arrestuar nga policia.

Sipas autoriteteve serbe, i mituri e kishte planifikuar krimin për një kohë të gjatë dhe kaloi më shumë se një muaj në banesë duke punuar për të vënë në jetë planin e tij.

Zyrtarët e policisë publikuan një listë të personave që studenti Kosta K. kishte planifikuar të vriste. Ai kishte edhe letra në dhomën e tij, në të cilat shihej se po hartonte një plan për të zbatuar qëllimet e tij. Në një fletë shihet se ka vizatuar se si duket shkolla "Vladislav Ribnikar" dhe ka ndarë se klasat sipas katit. Ai gjithashtu shkroi në një copë letër se cilët ishin "objektivat e tij prioritare".

Kreu masakrën me 9 të vrarë në Beograd, zbardhet mesazhi
14-vjeçari Kosta Kecmanoviç

serbi masaker mesazh

Lini një Përgjigje