TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2023, 07:49

Kritikat për sigurinë e nëndetëses Titan, reagon ashpër bashkëthemeluesi i kompanisë: Mos flisni kur nuk dini asgjë!

Shkruar nga Pamfleti
Kritikat për sigurinë e nëndetëses Titan, reagon ashpër
Nëndetësja OceanGate

CEO i OceanGate, Stockton Rush, ishte një nga pesë personat në bordin e Titan, i cili humbi jetën. Bashkëthemeluesi i tij, Guillermo Söhnlein, ka hedhur poshtë kritikat për politikat e sigurisë të kompanisë, duke thënë se njerëzit nuk kanë “të gjithë informacionin” e nevojshëm për të komentuar.

Duke folur për stacionin radiofonik në BBC Radio 4, Söhnlein, i cili u largua nga kompania dhjetë vjet më parë, por ende mban një pakicë të aksioneve në të, tha se ata që kanë komentuar mbi sigurinë e zhytësit të Titanikut “nuk janë plotësisht të informuar”.

Ai shtoi se njerëzit po akuzojnë për probleme të sigurisë një kompani që ka 14 vite në eksplorimin e rrënojave të Titanikut.

Söhnlein i është përgjigjur gjithashtu regjisorit të Titanikut, James Cameron, i cili tha se kompania Ocean Gate ishte paralajmëruar për një katastrofë të tillë.

Në përgjigjen e tij Söhnlein tha se Cameroon nuk ishte aty kur u projektua zhytësja, por as gjatë testimit inxhinierik që ajo iu nënshtrua.

titan stockton rush

Lini një Përgjigje