
Shpresat për t’i gjetur gjallë 5 anëtarët e nëndetëses “Titan” duket se janë shuar. Kjo pasi mbetjet e gjetura në fund të Oqeanit Atlantik nga Roja Bregdetare e SHBA-së, raportohet se i përkasin nëndetëses së humbur.
Një ekspert britanik i shpëtimit, David Mearns është shprehur se mbetjet ishin 'këmba e uljes' së mjetit dhe 'mbulesa e pasme' e zhytësit.

Mearns tha se ai ishte pjesë e një grupi WhatsApp që përfshinte The Explorers Club dhe se informacioni i tij erdhi nga presidenti i klubit.
Këto pretendime nuk janë konfirmuar ende. Megjithatë më shumë detaje pritet të dalin në një konferencë për shtyp të Rojës Bregdetare të SHBA-së, e planifikuar për në orën 15:00 me atë lokalen.
Lini një Përgjigje