TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2023, 18:15

Roja Bregdetare e SHBA gjen një grumbull mbetjesh në fund të oqeanit, dyshohet se i përkasin nëndetëses së humbur

Shkruar nga Pamfleti

Roja Bregdetare e SHBA gjen një grumbull mbetjesh në fund të

Roja Bregdetare e SHBA ka njoftuar se ka gjetur një grumbull mbeturinash rreth zonës ku po bëhet kërkimi për nëndetësen e humbur. Sipas tyre pamjet e mbetjeve ende të paidentifikuara janë regjistruar  nga një automjet i drejtuar nga distanca.

Autoritetet amerikane thonë se po analizojnë informacionin për të përcaktuar nëse mbetjet e gjetura i përkasin nëndetëses së humbur në thellësinë e oqeanit Atlantik.

Gjithashtu Roja Bregdetare e SHBA ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 15:00 me atë lokalen, ku do të informojë mbi situatën e kërkimit.

Pavarësisht se u fol se oksigjeni në kabinë mund të ketë përfunduar, një nga bashkëthemeluesit e anijes është shprehur se rezerva është më e madhe se ajo që është folur nëpër media duke dhënë shpresë për gjetjen e tyre të gjallë. Gjithmonë nëse mbetjet e gjetura nuk rezultojnë të nëndetëses.

shba nëndetsja oqean

Lini një Përgjigje