TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2023, 08:28

Darka në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet menuja e pasur e përgatitur për kryeministrin e Indisë

Shkruar nga Pamfleti
Darka në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet menuja e pasur e
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministrit indian Narenda Modi

Shtëpia e Bardhë po organizon në detaje pritjen e Kryeministrit indian Narenda Modi nga Presidenti Joe Biden.

Darka shtetërore, e treta e administratës Biden, do të jetë vegjetariane, në përputhje edhe me dëshirat dhe kërkesat e të ftuarit të nderit.

“Ne i kërkuam kuzhinieres Nina Curtis, të punonte me kuzhinierët tanë të Shtëpisë së Bardhë, për të krijuar një menu të mrekullueshme vegjetariane”.

Në vend të një fileto, pjata kryesore do të jetë e mbushur me kërpudha të shoqëruar nga një rizoto kremoze e mbushur me shafran.

Vendimi për të shfaqur në mënyrë të dukshme shafranin indian ka si qëllim ta bëjë Kryeministrin Modi të ndihet si në shtëpi.

Gjatë vizitës së Modit në Uashington, Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri indian pritet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë midis vendeve të tyre.

narenda modi darka në shtëpinë e bardhë

Lini një Përgjigje