TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shtator 2023, 20:59

Korrupsion masiv në Ukrainë/ Pas ministrit të Mbrojtjes, Zelensky shkarkon edhe guvernatorin e rajonit të Donetskut

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsion masiv në Ukrainë/ Pas ministrit të Mbrojtjes, Zelensky
Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit lindor të Donetskut

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina po përballet edhe me një armik të brendshëm, korrupsionin në rradhët e drejtuesve të lartë shtetërorë.

Vetëm dy ditë pasi presidenti Ukrainas njoftoi shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov për shkak të dyshimeve për korrupsion. Shkundja e posteve të larta drejtuese në Ukrainë vazhdoI edhe sot.

Presidenti ka nënshkruar një dekret për të shkarkuar Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit lindor të Donetskut, nga detyra e tij.

Kyrylenko ka qenë në post që nga korriku 2019. Përfaqësuesi i qeverisë Taras Melnychuk tha në Telegram se ministrat e kabinetit në Ukrainë kishin miratuar shkarkimin e Kyrylenko.

Që nga nisja e pushtimit rus, dhjetëra zyrtarë të larët janë shkarkuar nga detyra dhe ndjekur penalisht për shkak të korrupsionit me fondet e ndihmës së luftës.

donetsku zelensky

Lini një Përgjigje