
Një figurë e lartë ushtarake ukrainase ka pohuar se presidenti "i vërtetë" rus Vladimir Putin nuk është parë për më shumë se një vit.
Nuk është hera e parë që gjeneral-major Kyrylo Budanov ka bërë pretendime për përdorimin e njw sozie nga Kremlini që nga fillimi i luftës në Ukrainë, i cili gjithashtu tha se nuk ishte i sigurt nëse Putini ishte gjallë.
I ngarkuar për operacionet e fshehta dhe sulmet me dron, ai tani ka dhënë një intervistë të jashtëzakonshme duke pretenduar “të gjithë e dinë, se Putini ishte parë për herë të fundit rreth 26 qershor 2022”.
Gjenerali tha se "mund të ketë shumë arsye të ndryshme" pse autokrati dyshohet se nuk është parë për disa kohë.
Më pas ai u pyet nëse pamjet e Putinit duke kontrolluar orën e tij, por duke parë dorën e gabuar, ishin në fakt Putini "i vërtetë". “Le t'ua lëmë të gjithëve të vendosin, kështu që secili ta lërë të lirë në fantazinë e vet,” shpjegoi ai, përpara se të vinte në dukje se ai personalisht mendonte se ishte një sozi.
Ai tha se Putin ka 1 vit që dergjet në shtrat.
Lini një Përgjigje