TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 17:47

Konflikti në Gaza, agjencia e OKB-së ngre alarmin: Lufta në një pikë pa kthim, po shkelen të gjitha rregullat ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Gaza, agjencia e OKB-së ngre alarmin: Lufta në

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën, Philippe Lazzarini tha se lufta po arrin një pikë pa kthim, ku të gjitha rregullat po shkelen.

Ka pasur goditje të drejtpërdrejta në 17 objekte të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën që nga 7 tetori, ku mijëra palestinezë të zhvendosur ishin strehuar,  Midis tyre ishin dy shkolla të goditura të premten dhe të shtunën, al Falah/Zeitoun dhe al Fakhoura, ku ishin strehuar deri në 11,000 njerëz.  Kjo është një tjetër provë se askush dhe askund nuk është i sigurt në Gaza. Edhe një herë, strehëzat që synojnë të ofrojnë siguri dhe mbrojtje për civilët janë goditur, duke vrarë shumë njerëz, përfshirë fëmijë", tha zoti Lazzarini.

Ai shtoi më tej se këto sulme janë të papranueshme, teksa i quajti ato një shpërfillje totale të rregullave ndërkombëtare të luftës.

"Këto akte jo vetëm që bien në kundërshtim me rregullat e luftës, por gjithashtu tregojnë një shpërfillje totale për njerëzimin. UNRWA ndan koordinatat e këtyre ndërtesave rregullisht me palët në konflikt. Kjo luftë e egër po arrin një pikë pa kthim kur të gjitha rregullat nuk respektohen, në shpërfillje të hapur për jetët e civilëve", tha ai.

okb agjencia lufta

Lini një Përgjigje