TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 16:56

OBSH: Evakuohen mbi 30 foshnja të porsalindura nga spitali Al-Shifa në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

OBSH: Evakuohen mbi 30 foshnja të porsalindura nga spitali Al-Shifa në

Gjithsej 31 foshnja të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali Al-Shifa në Gazën veriore së bashku me gjashtë punonjës shëndetësorë dhe 10 anëtarë të familjes së stafit, konfirmoi të dielën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros tha në një postim në X se foshnjat, të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, u dërguan në Maternitetin e Emirateve në Rafah, në Gazën jugore, ku ata po marrin shërbim urgjent në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Misione të mëtejshme janë duke u planifikuar për të transportuar urgjentisht pacientët e mbetur dhe personelin shëndetësor jashtë spitalit Al-Shifa, në pritje të garancive për kalim të sigurt nga palët në konflikt”, tha ai.

Më herët, një burim i qeverisë egjiptiane i tha CNN se më shumë se dy duzina foshnjash neonatale ishin evakuuar nga Al-Shifa.

OBSH: Evakuohen mbi 30 foshnja të porsalindura nga spitali Al-Shifa në

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha të dielën se ekuipazhet e saj të ambulancës, duke punuar së bashku me OBSH-në dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), “ishin në gjendje të evakuonin 31 foshnja të parakohshme nga spitali Al-Shifa”.

Izraeli bastisi spitalin më të madh të Gazës të mërkurën, ku mijëra palestinezë të zhvendosur ishin strehuar së bashku me pacientët dhe stafin mjekësor.

Mjekët që janë ende në spital nuk mund të trajtojnë pacientët për shkak të bombardimeve të kryera nga forcat izraelite javën e kaluar. Për shkak të mungesës së karburantit dhe mungesës së energjisë elektrike  inkubatorët për foshnjat nuk punojnë më. Disa pacientë dhe foshnja neonatale në Al-Shifa kanë vdekur ditët e fundit.

Izraeli pretendon se Hamasi po e përdor qendrën mjekësore për qëllime ushtarake dhe ka ndërtuar një qendër komandimi nën objekt. Si Hamasi dhe zyrtarët e spitalit i kanë mohuar vazhdimisht këto pretendime.

CNN nuk ka arritur të verifikojë pretendimet e Izraelit dhe Hamasit.

 

izrael palestinë

Lini një Përgjigje