TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 10:58

Lufta në Gaza, shkon në 58 numri i ushtarëve izraelitë të vrarë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, shkon në 58 numri i ushtarëve izraelitë

Ka shkuar në 58 numri i ushtarëve izraelitë që u vranë në ofensivën e tyre tokësore kundër Hamasit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njoftuan humbjen edhe të dy ushtarëve në luftimet në Rripin e Gazës ditën e djeshme.

Ata ishin kapiteni (rezervë) Roey Biber, 28 vjeç dhe reshteri Binyamin Meir Airly, 21 vjeç.

Të dy u vranë në Gazën veriore, njoftoi The Telegraph.

Ndërkohë një parashutist u plagos rëndë në veri të Gazës, tha IDF.

lufte gaza ushtare izraelite

Lini një Përgjigje