
Izraeli ka njoftuar se një anije mallrash me 25 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye në Detin e Kuq të dielën. Forcat e Mbrojtjes izraelite pretendojnë se rebelët Houthi të Jemenit kapën anijen. Anija është në pronësi të një kompanie britanike dhe operohet nga një firmë japoneze, sipas zyrës së kryeministrit izraelit pa dhënë detaje të kompanive.
“Rrëmbimi i një anijeje mallrash nga Huthi pranë Jemenit në Detin e Kuq jugor është një incident shumë i rëndë me pasoja globale. Anija u nis nga Turqia në rrugën e saj për në Indi, me staf nga civilë të kombësive të ndryshme, pa përfshirë izraelitë. Nuk është një anije izraelite”, tha IDF në një deklaratë.
Houthis janë një organizatë politike dhe ushtarake shiite në Jemen që kanë luftuar një luftë civile në vend kundër një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite. Ata kanë shprehur mbështetje për palestinezët dhe kanë organizuar protesta në Jemen, kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës.
Lidhur me këtë peng marrje, kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar Iranin për një "hap përpara" në "agresionin" e tij.
Kjo pasi sipas Izraelit, Irani mbështet Houthi-t me bazë në Jemen dhe dyshohet se ata po sponsorizojnë aksionet e tyre në Detin e Kuq.
Ndërkohë nga ana tjetër Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretenduan se kishin bastisur shtëpitë e zyrtarëve të lartë të Hamasit në qytetin e Gazës, ndërsa krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, pretendoi se sulmoi ushtarët izraelitë në një fshat në juglindje të qytetit.
Situata në Gaza vazhdon të mbetet alarmante, me popullsinë civile e cila ka mbetur në mëshirë të fatit, pa ujë dhe ushqime./Pamfleti
Lini një Përgjigje