TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 17:23

Bombardimi i shkollave të OKB-së në Gaza, Guterres: Mijëra civilë po vdesin, duhet një armëpushim urgjent

Shkruar nga Pamfleti

Bombardimi i shkollave të OKB-së në Gaza, Guterres: Mijëra

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se është "thellësisht i tronditur" që dy shkolla të OKB-së u sulmuan në më pak se 24 orë në Gaza.

Dhjetëra njerëz – shumë gra dhe fëmijë – u vranë dhe u plagosën teksa po kërkonin siguri në ambientet e Kombeve të Bashkuara. Qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e Kombeve të Bashkuara në të gjithë Gazën për shkak të luftimeve të intensifikuara. Unë rikonfirmoj se objektet tona janë të pacenueshme", tha Guterres në një deklaratë.

Ai shtoi se lufta kishte një numër "të papranueshëm" të viktimave civile dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Guterres ka qenë një zë i fuqishëm kundër sulmeve izraelite në Gaza, teksa i ka quajtur ato shpesh herë gjenocid. Nga ana tjetër Izraeli ka sulmuar kreun e OKB-së duke kërkuar dorëheqjen e tij.

gaza okb guterres

Lini një Përgjigje