Shtatë shqiptarë, të moshës 28 deri në 45 vjeç, janë arrestuar nga policia belge, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të përfshirë në trafik kokaine.
Hetimi për grupin filloi në mesin e vitit 2023, pasi personat u identifikuan që dyshohet se shpërndanin kokainë në rrugët e Antwerpen.
Ata përdornin skutera për të shpërndarë drogën te klientët. Autoritetet pas një kohe të gjatë vëzhgimi dhe hetimi, urdhëroi një seri kontrollesh në Antwerp, Berchem, Borgerhout dhe Deurne dy ditë më parë.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti armë zjarri, municione, pasaporta false, kokainë, tableta ekstazi dhe një shumë prej 38 mijë eurosh cash. Në garazhin e njërit prej të dyshuarve është gjetur edhe një skuter i përdorur.
Lini një Përgjigje